Skënderbeu dhe FSHF u përballën dje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas apelimit të klubit korçar kundër vendimit të Komisionit të Etikës, që u hoqi bardhekuqve titullin e sezonit 2015-2016 me një vendim të datës 23 qershor 2017.

Fillimisht ishte UEFA që dënoi korçarët me një vit mospjesëmarrje në Europë (më 5 korrik 2016), në një kohë që Komisioni Juridik i FSHF-së mori një vendim vetëm një vit më pas.

Skënderbeu vendosi apelimin në KAS dhe pikërisht të hënën u mbajt seanca dëgjimore. “Panorama Sport” mëson se vendimi i KAS-it të Lozanës mund të zgjasë, por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që të jepet edhe brenda këtij muaji. Në Korçë janë besimplotë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të hedhë poshtë vendimin e Etikës.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/titulli-i-hequr-i-skenderbeut-ja-cfare-vendosi-kas-ne-seancen-e-djeshme/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: