Për ekipin e zemrës tifozët mund të bëjnë çmenduri nga më të ndryshmet, por titulli i 15 i Beshiktashit në “Superligën” turke do të hyj në histori për nga mënyra e festimit që klubi zgjodhi të bënte bashkë me mbështetësit e tij.

Në pamje të parë në videon e postuar nga gazetari italian Gianluca Di Marzio duket sikur po zhvillohet ndonjë garë me jahte në ngushticën e Bosforit, por jo, është festa e tifozëve të Beshiktash për titullin e dytë radhazi.

Klubi dhe tifozët ishin ideatorët e kësaj feste më shumë se unike.

Në vend që të bëhej xhiroja e zakonshëm me autobus në mes të Stambollit, janë përdorur qindra jahte që kanë ndjekur atë të ekipit, për të organizuar një nga festat më të veçanta në historinë e futbollit.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb