Një incident tjetër është regjistruar gjatë minutave të fundit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kaosit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion i është shtuar edhe djegia e një automjeti.

Siç shihet nga pamjet e siguruara në transmetimin e drejtpërdrejtë të News24, një makinë e llojit “Volvo” me ngjyrë të kaltër ka shpërthyer në flakë në brendësi të saj, vetëm pak metra larg mjeteve të blinduara të policisë.

Ngjarja ngre pikëpyetje, pasi i gjithë perimetri i bulevardit dhe rrugëve dytësore përreth Kryeministrisë është tërësisht i rrethuar dhe i blinduar nga kordonët e forcave të rendit e autobotët e ujit.

Mbetet ende e paqartë se si ky automjet ka arritur të depërtojë në mes të zonës me rrezikshmëri të lartë e të bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb