Një tjetër projekt-vendim do të futet në rendin e ditës sot në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që të shqyrtohet projekt-vendimi për krijimin e Komisionit me 12 anëtarë që do të përzgjedhë kandidatët për anëtarë zëvendësues  për komisionerë në KPK dhe Komisioner Publik.

Sot pritet të shqyrtohen dhe disa projekt-ligje të tjera, një dekret presidenti si dhe 4 institucione do të raportojnë për veprimtarinë vjetore të 2020.

‘’Ju njofton se kryetari i grupit parlamnetar të PS ka propozuar ndryshim të rendit të ditës. Propozohet shqyrtimi i projekt-vendimi për krijimin e përbërjen e Komisionit ad hoc të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë zëvendësues për komisionerë të KPK dhe Komisioner Publik. ‘’- tha Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb