Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjermani, ku protagonist, ishte sërish një person i armatosur me thikë.

Sipas Reuters, personi në fjalë, ende i pa identifikuar, ka sulmuar kalimtarët në qytetin e Erfurt, ku ka lënë të lënduar dy prej tyre.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa kërkimet po zhvillohen edhe nga ajri me anë të helikopterëve.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë ku një njeri me ngjyrë shkaktoi në masakër në një tjetër qytet gjerman, ku si pasojë tre gra humbën jetën dhe u plagosën dy të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb