Kompozitori dhe drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Aleksandër Peçi ka publikuar 3 shkrime të tij të botuara 20 vite më parë.

Peçi shkruan se thelbi edhe në vite 2000 ishte se Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ishte pa opera dhe balete shqiptare.

Një prej artikujve të Peçit titullohet ‘’ TKOB e ka kryqëzuar identitetin kombëtar si Krishti’’ teksa zbulon edhe sekretin e 20 viteve më parë kur drejtori Vasil Tole i çoi artikullin e kompozitorit Arta Dades, e cila asokohe ishte Ministre Kulture dhe kjo e fundit brenda ditës shkarkoi drejtoreshën Zana Çela.

Drejtoreshë e TKOB është edhe sot Zana Çela, teksa për Peçin artistët ngrejnë të njëjtat probleme edhe pas 20 vitesh.

 

STATUSI NGA ALEKSANDËR PEÇI

3 shkrime per Teatrin e operes te 20 vjteve me pare kur ishte po Zana Çela drejtoreshe. te njejtat probleme qe  ngreme sot ngrinte 20 vjet me pare artisti i popullit Tish Daia, Artisti i popullit Agron Aliaj dhe Aleksander Peçi.Thelbi ishte : TKOB pa opera dhe balete shqiptare . po ne 2000 siç e tha dhe muzikologja zana shuteriqi ne ne nje konference, nje shoqate e vetme beri operen  OIRAT pra  ate qe tob se ka  bere per 30 vjet e beri nje shoqate e vetme.

konkluzioni operen shqiptare e baletin shqiptar  se ben as Zana as Elva as Meri as Herida as Abigela as Arjani,as ai drejtori i prodhimit anonim qe sja di emrin,e bejme ne potenciat e kreacionit dhe e bejme shume mire.

Zana e 20 vjeteve me pare e hodhi ne rruge tenorin Josif Gjipali i mbylli deren e TKOB, dhe atij ja hapen dyert teatrot me presigjioze te Europes dhe Josifi u be famoz.

Shkrimi tim 20 vjet me pare ( shih me poshte ) eshte me titull

TKOB e ka kryqezuar identitetin kombetar si Krishti.

dhe tjua them nje sekret sepse pas 20 vjtesh hapen arkivat e ska me sekrete : diten qe ka dale ky artikull @Vasil Tole ishte drejtor ne ministri te kultures ahere, sa ja çoi kete artikul Ministres @Arta Dade, ( Vaso ma ka konfirmuar kete ) Ministrja e ka shkarkuar Zana Çela nga Drejtoreshe brenda asaj dite. Pas 20 VJETESH ARTISTAT NGREJNE PO TE NJEJTAT PROBLEME EDHE ME ME FORCE

Ministria e kultures te digjoje zerin e potencialeve te artit dhe te artistave

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb