Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko në një intervistë dhënë për RTV21 ka folur për tema të ndryshme duke filluar me komentimin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit në Serbi, teksa shtoi se për të ndryshuar shoqërinë, ajo çfarë është e nevojshme është distancimi nga politika e Millosheviçit.

Biserko ndër tjera theksoi se një përshkallëzim i ri në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë, ose normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi me fitoren e Vuçiçit do të varet shumë nga efikasiteti perëndimor për të vepruar në rajon.

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko në një intervistë dhënë për RTV21 ka folur për tema të ndryshme duke filluar me komentimin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit në Serbi, teksa shtoi se për të ndryshuar shoqërinë, ajo çfarë është e nevojshme është distancimi nga politika e Millosheviçit.

Biserko ndër tjera theksoi se një përshkallëzim i ri në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë, ose normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi me fitoren e Vuçiçit do të varet shumë nga efikasiteti perëndimor për të vepruar në rajon. Duke folur për sulmin e shtatorit në Bajnskë të Zveçanit, Biserko deklaroi se Serbia  ka një potencial për ta rritur tensione në radhë të parë, por sipas saj, Perëndimi është i përgatitur të parandalojë çdo lloj përshkallëzimi sepse është mjaft e qartë Ballkani është shndërruar në një prioriteti të sigurie për Perëndimin dhe nuk do të heqin dorë lehtë nga Ballkani Perëndimor.

Intervista e plotë me Sonja Biserko

Sonja Biserko si ta lexojmë porosinë e këtyre zgjedhjeve të fundit të parakohshme në Beograd, të zhvilluara të dielën?

RTV21: Për fat të keq, këto zgjedhje nuk janë lajm i mire për Serbinë dhe as për rajonin, sepse duket se Aleksandar Vuçiç është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Jo partia e tij, por ai vetë ishte në fokus të fushatës zgjedhore dhe dominoi në të gjitha mediat, në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme në fushatën që zhvillua. Dhe me sa duket ai fitoi këto zgjedhje, edhe pse ishte opozita që bëri thirrje për këto zgjedhje pas masakrave të majit në Beograd, që ndodhën. Kështu mund të themi këto zgjedhje ishin të lira, por jo të drejta sepse partia në pushtet  ose vetë Vuçiç dominoi ose monopolizoi median, shumicën e mediave, sidomos të medias elektronike, monopolizoi institucionet, burimet që paguante për vota. Ai paguante një shumë të caktuar të parave për pensionistët, për të rinjtë, studentët dhe shumë grupe të tjera, për shembull, për prupet rome në Kragujevac, siç kam dëgjuar. Dhe ai fitoi shumë lehtë pavarësisht gjithë përpjekjes së opozitës dhe të paktën në Beograd. Por Beogradi është mjaft problematik sepse koalicioni opozitar Kundër Dhunës në Serbi po pretendon se ka shumë mashtrime. Kanë dorëzuar raporte, dhe shumica e vëzhguesve të huaj gjithashtu kanë publikuar deklarata që tregojnë për mashtrim, sidomos në Beograd. Pra opozita po kërkon përsëritjen e këtyre zgjedhjeve. Ka protesta përballë Komisionit Zgjedhor Republikan dhe ata dorëzuan të gjitha llojet e raporteve të cilat dokumentojnë mashtrimin dhe parregullsitë. Të shohim se çfarë do të ndodhë sepse ka mundësi që ato të përsëriten, por nuk jam shumë e sigurt për këtë. Por çfarë është në të vërtetë keq për këto zgjedhje është se Aleksandar Vuçiç u bë një lider absolut në vend. Ai me sa duket është duke e çuar vendin drejt autokracisë, që tashmë ekzistonte, por tani ai i ka të gjitha mjetet për të vazhduar pa pengesa. Dhe ai qartë e dëshmoi gjatë kësaj fushate dhe përmes mediave, sidomos, se Serbia ishte me orientim anti-perëndimor. Intervista e tij e fundit para heshtjes zgjedhore, të enjten, iu dha mediave ruse, që është edhe një lloj sinjali ndaj bashkësisë perëndimore. Ai gjithashtu i imponoi çështjet që dominonin fushatën. që është Kosova, e cila me sa duket nuk ishte çështje e këtyre zgjedhjeve për shumicën e njerëzve në Serbi, por disi ajo dominoi dhe Vuçiç po e shfrytëzonte këtë tezë të njohur për diskriminimin e serbëve në mbarë rajonin. Dhe opozita disi ra në këtë kurth. Përfundimi, siç e dini, përfundimi kryesor i këtyre zgjedhjeve është se populli është gjerësisht i pakënaqur, por për fat të keq, nuk kishte një përparim në ndryshim të këtij lloji të regjimit. Para së gjithash, sepse nacionalizmi është ende shumë i fortë. dhe gjithashtu…

Dua t’ju pyes saktësisht në këtë çështje. Përveç gjithë kësaj, per cfare po flisni, parregullsitë në ditën e zgjedhjeve. A nuk është fitorja zgjedhore e Vuçiçit një tregues se serbët nuk janë ende të gatshëm për ndryshime në shoqërinë e tyre? Dhe përtej kësaj?

Biserko: Por, për të ndryshuar shoqërinë, ajo çfarë është e nevojshme është distancimi nga politika e Millosheviçit, për t’u mbyllur çështjen kombëtare të Serbisë, pra për ta zgjidhur duke u përqendruar në çështjet në Serbi, të cilat janë shumë. Prandaj, kjo fitore e Vuçiçit simbolizon vazhdimin e shfrytëzimit të disa çështjeve kombëtare në Kosovë, veçanërisht, që është një çështje emocionale. Ata e dinë që ajo është jashtë sepse askush nuk mund të sugjerojë se si e riintegrojnë në Serbi, por e përdorin emocionalisht dhe shumicës së njerëzve po ia ekspozojnë të gjitha këto ndjenja për Kosovën si një pjesë integrale e Serbisë e kështu me radhë. Në anën tjetër, në të njëjtën kohë, kur zgjedhjet kanë përfunduar në zyrën e Vuçiçit kishim të gjithë serbët nga rajoni, Mandiqin, nga Mali i Zi pra kryeparlamentarin, presidentin e Republikës Serbe, Dodik. Kjo ishte gjithashtu një lloj ekspozimi i botës serbe se si funksionon dhe nuk funksionon. Dhe problemi është se shumë serbë nga Republika Serbe erdhën në Serbi për të votuar, sidomos në Beograd, sepse kjo fitore e Partisë së Vuçiqit në Beograd është shumë e ngushtë dhe padyshim që ka shumë manipulime, parregullsi, dhe do të shohim se si do të përfundojë. Pra kam frikë se Serbia ende nuk është gati për ndryshime të tilla. të heqë dorë nga të gjitha këto politika nacionaliste, populiste dhe posaçërisht nga ideologjia nacionaliste për dominimin serb në rajon. Dhe mendoj se Perëndimi do të jetë i detyruar të ndryshojë qasjen ndaj Serbisë. Deri tani kanë toleruar sjelljet e Vuçiçit për afro dhjetë vjet. Mendoj se ishte qasje e gabuar, sepse nuk ka dhënë asnjë rezultat deri më tani. Do të shohim nëse Vuçiç do të  heq dorë nga oferta ose të hiqet nga oferta që i është dhënë rajonit në Tiranë gjatë samitit të Berlinit dhe e fundit në Bruksel, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Bruksel sepse për herë të parë BE-ja, pas Banjskës në fakt, dy muaj më parë, vërtet u ndërgjegjësua se stabiliteti i rajonit është e rrezikuar dhe ka ende potencial të madh në Beograd për të rritur tensionet apo konflikte të mundshme. Sa, nuk e di. Por gjithsesi, kjo është diçka që bashkësia perëndimor është bërë mjaft e vetëdijshme. Dhe gjithashtu, natyrisht, duhet të kemi parasysh qëndrimin  rus ndaj Kosovës dhe këmbënguljen për mbajtjen e konfliktit të ngrirë vazhdimisht, sepse kjo është diçka që ata mund të argumentojnë rreth situatës së tyre në Ukrainë dhe vendet e tjera fqinje. Pra, është mjaft e pasigurt si do të zhvillohen gjërat gjatë vitit të ardhshëm sepse vërtet ka mungesë kohe. Beogradi do të përpiqet të shtyjë dialogun sa të jetë e mundshme sepse Beogradi pret një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, ata presin që Trump të kthehet. Ka shumë zgjedhje që do të zhvillohen në Bashkimin Evropian, për Parlamentin Evropian e kështu me radhë. Kështu që ata ende shpresojnë se mjedisi, mjedisi ndërkombëtar do të ndryshojë dhe se kjo luan në kartën e Serbisë.

E qartë. Por dua t’ju pyes sepse ju i përmendët edhe serbët në Bosnje dhe serbët në Mal të Zi. Por edhe opozita në në Beograd ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Vuçiqi për çështjen e Kosovës. Do doja te pyesja: a është ‘bota serbe’, siç është quajtur, duke u bërë një çështje më e madhe brenda shoqërisë serbe  apo për politikanët sot? 

Biserko: Ka qenë në axhendën e 30 viteve të fundit që nga fillimi i luftës në vitet nëntëdhjetë dhe nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar vetëm emrin, siç e dini, Projekti i Serbisë së Madhe, bashkimi i tokave serbe, bota serbe, të ngjashme me botën ruse. Është e njëjta teknologji që po përdoret gjithnjë duke pretenduar serbët apo rusët janë në rrezik ose janë në vazhdimësi deri tani. Unë mendoj se shumica e elitave, jo vetëm elitat politike, akademike, fetare, ushtarake, të sigurisë janë në favor të rishikimit të fushave të viteve nëntëdhjetë dhe kjo është, mendoj, një nga shtytjet kryesore të themi, të të gjitha elitave këtu në Serbi dhe po mbështetet nga Rusia. Sepse një nga institutet ruse në analizën e marrëdhënieve ruse serbe në luftën e Ukrainës thotë se realizimi i botës serbe do të zhvillohet pas rezultatit të luftës në Ukrainë.  Që do të thotë se ata presin një lloj marrëveshjeje të Dejtonit, konflikt i ngrirë, i cili mund, më vonë, të përdoret për bashkim si në Rusi dhe në Serbi.  Pra, kjo është ende në pritje, është diçka që Perëndimi duhet ta ketë parasysh, sepse ka dy pritje racionale: Vuçiç pret Akoma ofertë nga Brukseli, që është shumë e rëndësishme për Serbinë. Sikur edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Por në anën tjetër, perceptimi i elitave këtu është se Perëndimi është në rënie dhe për këtë arsye ata vetëm duhet të presin për realizimin e projektit të tyre. Pra, kjo është një lloj gjendje psikologjike  ose mendësi e shumicës së elitave tona, dhe këtë duhet të merret parasysh. Përndryshe, mund të humbasin kuptimin ose mund të keqkuptojnë lëvizje të caktuara nga Vuçiçi. Këto hapësira manipulimi të cilat Vuçiç i ka shfrytëzuar për kaq shumë kohë tani po ngushtohen. Ky është një fakt. Dhe tani kemi shumë pak kohë ose ndoshta muajt e ardhshëm sepse do të vijnë shumë ndryshime, siç e përmenda, në Amerikë dhe Evropë. Pra, ka një hapësirë të ngushtë kohore për Perëndimin për të zbatuar strategjinë në Ballkan.

E qartë. Tani do të hyjë në situatën në Kosovë. Flitet për një mundësi, një përshkallëzim të ri të nxitur nga Serbia. Kjo, pas gjithë zhvillimeve gjatë vitit, dhe veçanërisht në Banjskë, në Zveçan, pak muaj më pare, pra në shtator.  A ka kaq shumë potencial luftarak në Serbi për të shkaktuar një luftë të re, pavarësisht se Kosova është nën mbrojtjen ushtarake të NATO-s?

Biserko: Unë mendoj se kjo gjithashtu po e sfidon NATO-n sidomos nga ana e Rusisë. Sepse Rusia ka qenë sigurisht prapa Banjskës ose po inkurajonin ose po luftonin atje, ose çfarëdo. Nuk kemi një raport të qartë për këtë. Por është mjaft e qartë kush ishte faktori, si të themi kryesor në gjithë këtë çështje.  Kështu që kjo mund të jetë një arsye që Rusia ta shtyjë atë në anën evropiane Serbia sigurisht ka një potencial për ta rritur tensione në radhë të pare, por në anën tjetër, mendoj se Perëndimi është i përgatitur të parandalojë çdo lloj përshkallëzimi sepse është mjaft e qartë Ballkani është shndërruar në një prioriteti të sigurie për Perëndimin dhe nuk do të heqin dorë lehtë nga Ballkani Perëndimor. Pra, ky është me sa duket konteksti në të cilën ne mund të presim këtë rezultat dhe unë shpresoj se kjo qasje racionale do të jetë fillimi. Unë shpresoj, ndoshta, se Ballkani Perëndimor më në fund do ta kuptojë që vetëm përpjekjet e përbashkëta janë e vetmja mënyrë për të hapur një perspektivë të vërtetë evropiane.

Keshtu thoni ju. Por unë do të doja t’ju pyesja: me fitoren e Vuçiçit në këto zgjedhje, po e quaj fitore e Vuçiçit në zgjedhje, a do të kemi një përshkallëzim të ri në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë, apo po shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën?

Biserko: Kjo do të varet shumë nga efikasiteti perëndimor për të vepruar në rajon. E kuptoj që ka shumë lëvizje sidomos në Bosnje, dhe pastaj KFOR-i u rrit pas Banjskës, dhe unë mendoj se ata kanë një avantazh gjithashtu në Mal të Zi sidomos mbi kryeministrin Spajiç. Sepse ju tashmë mund të shihni të gjitha këto dallime dhe NATO ata janë anëtar të NATO-s, dhe të gjitha deklaratat që vijnë nga Departamenti i Shtetit janë vërtet inkurajuese sepse nuk po heqin dorë nga Mali i Zi pavarësisht këtij orientimi të fuqishëm pro-serb, pro-rus të qeverisë dhe presidentit aktual. Pra, vërtetë ne kemi këto dy opsione të cilat përplasen gjatë gjithë kohës. dhe është më e rëndësishme se si këta të dy faktorë do të veprojnë për të rritur efikasitetin dhe se si do të jetë rezultati real për Ballkanin.

Sigurisht. Një deklaratë e Beogradit zyrtar që nuk do të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër të cilat flasin për anëtarësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe njohjen de facto, sigurisht që ka shkaktuar reagim.  A besoni se Vuçiq do ta bëjë disi, do ta tregojë disi gatishmërinë e tij për të përfunduar disi procesin me Kosovën, në një të ardhme të afërt?

Biserko: Aii do ta përdorë Kosovën për sa kohë të mundet, duke rritur emocionet në mesin e serbëve të Kosovës. Meqë serbët e Kosovës votojnë në disa qytete në Serbinë e Jugut, autobusët i kanë bartur ata në qendrat e ndryshme të votimit. Kështu që ai do ta përdorë këtë për aq kohë sa i lejohet. Por eventualisht ai mund të ndalojë. sepse ai e di se Kosova është e pavarur dhe se nuk është e mundur të riintegrohet në Serbi. E vetmja shpresë që ka është ndarja e mundshme. Ky është opsioni që ka qenë në tavolinë gjatë gjithë kohës, kur flasim për preferencat e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën. Pra, kjo përpjekja për ta zgjidhur të luajnë me të për aq kohë sa të munden, Por e tëra varet nga perëndimi  nëse do që t’i qëndrojë vlerave të tij që kanë qenë si kemi menduar këtu në Ballkan. Në fund të fundit, arkitektura ballkanike është vërtet arkitekturë liberale por, është fakt se ne nuk po i zbatojmë as këto standarde të BE-së, dhe kemi edhe shtrirjen e NATO-s në pjesën më të madhe të rajonit, vetëm tri vende nuk janë anëtarë të plota, por ata kanë bashkëpunim shumë të forte me NATO-n, përfshirë Serbinë. një nivel shumë i lartë bashkëpunimi. Dhe pastaj kemi Këshillin e Evropës. Siç e dini të gjitha vendet e rajonit janë anëtarë të Këshillit të Evropës. dhe Kosova duhet të bëhet sa me shpejt te jete e mundur sepse kjo do të jetë në dobi të Serbisë, meqë pretendojnë gjithmonë se trashëgimia kulturore e Serbisë dhe serbët përgjithësisht janë të diskriminuar. Dhe kështu kjo do të ishte një garanci për çdo lloj të pretendimeve që kanë. Pra, përsëri po them, është me të vërtetë në varësi të efikasitetit të BE-së dhe SHBA dhe NATO. Kështu që, siç thashë…

Por ne kemi parë reagimin e dobët të BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj Vuçiqit sidomos kur bëhet fjalë për dialogun me Kosovën dhe sidomos kur bëhet fjalë ndaj ciklit të dhunës që u përhap në pjesën veriore të Kosovës. A është kjo qasje e butë e BE-së disi një mesazh i dyfishtë për votuesin serb në lidhje me zhvillimin në dialogun me Kosovën?

Biserko: Mendoj, pikëpamja im është se kjo qasje ishte shumë toleruese nga perëndimi gjithë këtë vit. Është e qartë se ata nuk kanë përgjigje tjetër çfarë lloj gjerësie të politikës duhet dhe ne e dime çfarë duhet të zbatojnë këtu në rajon nëse do të jenë në gjendje ta ndryshojnë atë qasje, është gjithashtu e diskutueshme. Dhe, siç e dini, Hungaria dhe ndoshta Sllovakia mund të jenë gjithashtu dy anëtare të BE-së që do të ndikojnë ose parandalojnë çdo lloj qasjeje më të ashpër. Dhe, ju e dini, ka gjithmonë vështirësi  për pothuaj të gjitha llojet e rezolutave dhe politikave që BE-ja është në gjendje të zbatojë. Dhe kjo ndoshta do të vazhdojë kështu përveç nëse ka disa ndryshime thelbësore brenda BE-së. Siç e dimë, BE-ja është gjithashtu duke ecur nëpër një lloj tradite dhe sistemi i tyre i votimit psh me konsensus është gjithashtu një problem sepse ka gjithmonë një ose dy shtete të cilat mund të bllokojnë çdo lloj vendimi. Kemi rastin e Maqedonisë e cila vërtet është vuajtur më shumë se 20 vjet, së pari nga pengimi grek atëherë dhe Bullgaria tani. Kështu që mund të ndodhë edhe në rastin e Kosovës apo të ndonjë vendi tjetër në rajon, në Bosnje. Pra kjo është diçka kjo është ende e hapur dhe unë mendoj shumë varet se sa shpejt do të jetë në gjendje BE  të arrijë në përfundime të caktuara që do të pasqyrojnë realitetin e ri dhe një qasje të re ndaj Serbisë.

Dhe më lejoni t’ju pyes, a jeni optimiste që z. Vuçiq dhe z. Kurti, kryeministri Kurti, do të përfundojnë disi çështjen mes Kosovës dhe Serbisë? Të dy ata?

Biserko: Në këtë proces të dialogut, ishte gjithmonë Kosova, e cila funksionoi, jo Serbia, pavarësisht gjithë konfliktit që ka krijuar disa muaj më parë në Banjskë. Gjithmonë ekziston kjo qasje e ashpër ndaj një aktori më të dobët do të thosha posaçërisht në dialogun e Kosovës me Serbinë. Kjo mund të ndryshojë. Më duhet të them me gjithë këto tendenca negative dhe trendet unë jam ende optimiste sepse ndryshe e gjithë puna që bëjmë të gjithë do të ishte disi e kotë. Kështu që unë ende shpresoj se do të ketë një zgjidhje pozitive për Kosovën dhe gjithë rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb