FIER- Tkurrja e sipërfaqes së tokës bujqësore është një fenomen që nga viti në vit në qarkun e Fierit po njeh rritje. Shkak për këtë gjë janë bërë, rrëshqitjet e tokës, gërryerjet e lumenjve, kripëzimi, si edhe dëmtimi nga hidrokarburet. Statistikat në lidhje me këtë problematikë janë të frikshme.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Menaxhimit, Mbrojtjes dhe Administrimit të tokës në Qarkun Fier, më tepër se 700 ha tokë kanë humbur në rrethet Fier dhe Mallakastër.
E ndërsa këto dëmtime kanë nxjerrë tokën jashtë përdorimit specialistët, kërkojnë të paktën vlerësim për të hequr këtë sipërfaqe nga harta e tokës bujqësore. Ristrukturimi i rrjetit kullues dhe vaditës, ndërtimi i paneleve mbrojtjes, ruajtja e sipërfaqes së tokës bujqësore nga ndërtimet e paligjshme dhe ndërhyrjet janë disa nga masat urgjente që duhen ndërmarrë për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të sipërfaqes së tokës.
(BalkanWeb)
