Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në rajonin Yonne të Francës, ku një çift i ka prerë kokën qenit të tyre teksa ishin nën efektin e alkoolit.

Siç raportohet në Le Parisien, ngjarja e tmerrshme ndodhi më 2 maj 2024, kur policia ndodhej në shtëpinë e çiftit, duke iu përgjigjur një thirrjeje për dhunë në familje.

Çifti ka dalë dje në gjyq për këtë çështje, ku 38-vjeçari është dënuar me 18 muaj burg, ndërsa 31-vjeçarja është dënuar me 2 vjet. Prokurori ka theksuar gjatë gjykimit se asnjëri prej tyre nuk është penduar.

E pandehura 31-vjeçare, e cila po monitorohet për çrregullime mendore, u akuzua se ka goditur me thikë qenin, një mastif femër argjentinas, dhe e ka mbajtur poshtë, ndërsa partneri i saj i ka prerë kokën kafshës me sharrë elektrike.

Çifti, i cili po planifikonte të krijonte një lukuni, kishte shumë qen dhe mace që jetonin në shtepinë e tyre prej 80 m2. Kafshët ishin të lidhura kur çifti doli jashtë.

“E vetmja gjë që më erdhi në mendje ishte t’i prisja kokën”

Në bankën e të akuzuarve, e pandehura, e cila tashmë ishte dënuar për sulm me armë, shpjegoi se kishte zbuluar macen e ngordhur të partnerit të saj, të cilën ajo besonte se e kishte vrarë qeni.

“Ishim në shok. Filluam të pinim shumë. Partneri im tha se ishte faji im sepse qeni ishte i imi. “Në një akt dëshpërimi, e godita me thikë”, tha ai, duke shtuar: “Ne kishim pirë një litër vodka dhe dy litra birrë secili”.

Nga ana e tij, i pandehuri 38-vjeçar, i shtruar në spital për alkoolizëm dhe përdorim droge, ka pranuar se “ka vrarë qenin për t’u hakmarrë ndaj maces së tij”.

Çifti tha gjithashtu se donin të eutanizonin qenin pasi ishte “i rrezikshëm” dhe tashmë kishte vrarë “kafshë të tjera”, por veterineri tha se kjo nuk mund të bëhej në atë kohë. “Ti prisja kokën ishte e vetmja mënyrë për të cilën po mendoja”, shpjegoi ai, duke shtuar: “Mendoj se ai vuajti”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: