Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Motos”.

Blutë kanë vënë në pranga një 29-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi kryenin vjedhjen e motomjeteve në zonën e Laprakës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjes së motomjeteve, në Tiranë. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Motos”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. V., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi R. J., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa motomjete, në zona të ndryshme të Laprakës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.;

Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;

Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B. J.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb