Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka treguar në një lidhje telefonike për “News 24”, se si është situata në qytetin bregdetar, pas tërmeteve të forta, që goditën vendin.

Prefekti i Durrësit tha se situata është e qetë këtë mëngjes, teksa shumë qytetarë kanë kaluar natën jashtë. Ai theksoi se janë ngritur dy çadra të mëdha pranë stadiumit të Durrësit, me një kapacitet prej 80 njerëzish.

“Aktualisht situata është e qetë, gjatë natës ka pas grumbullime të vogla. Janë hapur tre qendra, që do iu shërbejnë njerëzve. Në sheshet pranë stadiumit të Durrësit, janë ngritur dy çadra me kapacitet 80 njerëz”, tha Prefekti.

Keni bërë përllogaritje të parë për dëmet?
Po, e kemi bërë. Sot do të dalin të gjitha grupet në terren për të bërë një vlerësim më të saktë. Ka krisje të pallateve, jo çarje. Në një pjesë të tyre mund të banohet, në pjesën tjetër jo.
Te Shkëmbi i Kavajës ka rënë një pjesë e mirë e shkëmbit. Nuk ka pasur njerëz të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb