TIRANE-Gazeta “Panorama” duke iu referuar burimeve pranë Partisë Socialiste shkruan sot se pak ditë më parë, deputeti i qarkut të Shkodrës është shprehur me tone ofenduese dhe fyese ndaj ministres së Arsimit Lindita Nikolla, për disa problematika që Doshi kishte me sektorin e arsimit në këtë qark.
Mosrealizimi i këtyre kërkesave nga ana e ministres Nikolla, ka bërë që Doshi ta fyejë atë rëndë gjatë një bisede telefonike që ka pasur me ministren. Ky incident i deputetit të qarkut të Shkodrës dhe ministres së Arsimit është raportuar te Kryeministri nga Nikolla.
Po ashtu, Doshi nuk ka kursyer nga sulmi as ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Mësohet se deputeti i kishte kërkuar ministrit Bushati që t’i zgjidhte një çështje që kishte lidhje me shërbimin e jashtëm, por ministri kishte hezituar që ta bënte këtë.
Në seancën e fundit parlamentare, Tom Doshi ka tentuar të godasë ministrin e Jashtëm në kafenenë e Parlamentit, por ka qenë ndërhyrja e deputetëve të tjerë që kanë shmangur këtë përplasje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: