TIRANË – Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve është e paligjshme, pasi Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk ka asnjë kompetencë për të deleguar këtë detyrim. Ky është gjykimi i ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, e cila deklaron se “mbledhja e Këshillit të Rregullores sot është nul,” mbledhja ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Doshi e Frroku që sipas saj inskenuan atentatet.

Në bazë të ligjit të parlamentit, – shkruan ajo në Fb, – këtë trupë në mënyrë taksative e drejton vetëm Kryetari i Parlamentit. Ai nuk ka asnjë kompetencë për të deleguar këtë detyrim. Ky është ligji, kjo është praktika parlamentare që kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit. Çdo zgjidhje tjetër ala Meta është e kundërligjshme. Për rrjedhojë, mbledhja e sotme nuk ka ndodhur. Ajo është nul.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb