Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për brauni ose kek me çokollatë:
150 gr çokollatë për ëmbëlsira
90 gr gjalpë
2 vezë
110 gr sheqer
1 lugë kakao
100 gr miell
1 lugë me pluhur pjekës
Pak kripë
Për cheesecake:
450 gr krem djathi
100 gr sheqer
2 vezë
1 lugë miell
Përgatitja
Fillimisht do të përgatisim braunin, kekun. Shkrijmë çokollatën në një tenxhere bashkë me gjalpin dhe e lëmë të ftohet. Shtojmë sheqerin, vezët dhe më pas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës.
Në një tavë të lyer me gjalpë dhe miell shtojmë masën dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta. Më pas e heqim.
Rrahim vezët me sheqerin dhe miellin. Shtojmë kremin e djathit dhe gjithë masën e vendosim mbi kek. E vendosim sërish në furrë të piqet për 30 minuta me 190 gradë.
