Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, Paolo Maldini mund të bëhet drejtori i ri teknik i kombëtares italiane të futbollit. Federata Italiane e Futbollit e ka zgjedhur ish-kapitenin e AC Milan si zëvendësuesin e Lele Oriali, i cili pas kampionatit europian U-21 do të kthehet të punojë te Inter. Rruga për të sjellë ish-mbrojtësin në Coverciano nuk është aspak e lehtë, edhe pse në ditët e ardhshme do të ketë një takim zyrtar mes palëve. Një tjetër kandidat për të zëvendësuar Orial është Tardelli.

“Tuttomercatoweb” shkruan se trajneri i Italisë, Gianpiero Ventura, ka propozuar emrin e Francesco Totti, por idea e Federatës Italiane të Futbollit është të rikthejë në stafin e saj një tjetër kampion të madh që ka shkruar historinë e futbollit, Paolo Maldini. Ish-mbrojtësi u tërhoq nga futbolli në vitin 2009 dhe që atëherë nuk ka kryer asnjë funksion tjetër deri më sot.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb