Paolo Maldini, ikona e Milanit, në një intervistë “pa frena” për Repubblica, akuzon ashpër Cardinale, teksa zbulon edhe prapaskenat e shkarkimit të tij: “Ai kërkonte që unë të fitoja Champions, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Massara jemi të shkarkuar duke u justifikuar se kishim raport të keq me Frulanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Champions League. Unë e bëra këtë plan me Massara dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morën kurrë një përgjigje”.

Ish drejtori sportiv i Milanit u ndal më pas tek disa marrëveshje të mbyllura dhe ato të ngelura në tentativë: “Për Ibrën duheshin shumë takime, shumë konsulta, ndërsa më kontestuan për De Ketelaere, Leao, Bennacer dhe Theo nuk e pëlqenin.

Messi? Ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti vetëm një ide pasi Leonardo më tha që e kishte mbyllur me PSG, do të shkonte aty.

Pioli? Ai duhet falënderuar, por i kanë dhënë detyra të tjera që e bëjë atë të jetë gjithnjë e më shumë i vetmuar”, u shpreh Maldini

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb