Trabzonspor do të luajë në Conference League, pas eleminimit nga Ferencvaros në Play Off të Europa League. Pas ndeshjes, trajneri i Trabzon, Fatih Tekke dha dorëheqjen, por duket se diçka e tillë nuk është pranuar nga klubi.
“Trajneri Fatih Tekke, ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të intensitetit emocional të përjetuar pas humbjes në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit.
Si Bordi i Drejtorëve të Trabzonsporit, ne nuk e kemi pranuar vendimin për dorëheqjen e Fatih Tekke. Fatih Tekke do të vazhdojë të jetë në detyrën e tij dhe do të drejtojë ekipin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Amedsporit. Kjo i bëhet e ditur publikut me respekt”. Kujtojmë se te Trabzonspor luan sulmuesi kuqezi Ernest Muçi.
