Ernest Muçi shkëlqeu në fitoren ndaj Gençlerbirliği, duke shënuar golin e tij të parë. Sulmuesi shqiptar ia doli që të realizojë, pas një kombinimi me “Momo” Salah. Pas takimit, ai dha një intervistë për mediat.

“Mohamed Salah është një lojtar i madh. Nuk kam nevojë ta them unë këtë. Kuptohemi shumë mirë bashkë. Jemi një ekip me lojtarë vërtet me shumë eksperiencë dhe cilësi.

Këtë fitore ua dedikoj tifozëve. Jam i lumtur kur i shikoj të gëzuar. Kjo fitore na duhej dhe u përgatitëm mjaft mirë për ta arritur pas largimit të teknikut”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb