Kapen 320 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, kur është ndaluar një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër. Autoambulanca është ndaluar në qytetin e Igumenicës.

Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia helene ka arrestuar shoferin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit i janë gjetur nga kontrolli personal një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb