SHKODER – Dy trafikantë droge kanë mundur ti shpëtojnë policisë, në kufirin me Malin e Zi, ku po tentonin të kalonin dy çanta me kanabis.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se në vendin e quajtur “Brigje” Malësi e Madhe, shërbimet e policisë Kufitare kanë konstatuar dy persona të cilët po lëviznin me çanta në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre, por për shkak të terrenit të thyer malor, të pyllëzuar dhe kushteve atmosferike jo të favorshme, nuk kanë arritur ti kapin.

Nga kontrolli i ushtruar në terren u gjetën dy çanta me 38 pako të mbështjella me letër natriban, me 42 kg e 350.6 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb