TIRANË

Emisioni “Pikat mbi i” në News24 ka diskutuar sot dhe për krimin dhe paratë e mafies. Gazetarja Klodiana Lala tha se një prej anëtarëve të botës së krimit, Robert Lazaj kishte mbështetjen e një ministri shqiptar dhe se autoritetet duhet t’i vënë një emër.

“Nuk ishte gjë e re që një ish-anëtar i Ndragheta-s fliste për trafikantë shqiptarë. Këtu hyjmë prapë te një emër. Robert Lazaj kishte mbështetjen e një ministri të brendshëm ose drejtësie në Shqipëri dhe për arsye mendoj se autoritetet shqiptare duhet ta hetojnë për t’i vënë një emër. Te përmbledhja, dosja prej 80 faqesh janë argumentet kryesore të prokurorisë. Ato gjëra që ne kemi ngritur shqetësim janë kundërshtuar nga policia në fakt na vijnë të provuara nga drejtësia italiane”.

Prokurori i antimafias këtë shqetësim kishte që po ka arritur që Ndragheta ka shtrirë tentakulat në Shqipëri dhe bënte thirrje që të hetohej. Këtu nuk ndodh asgjë. Kur gazetarët shqiptarë thonë se trafikantët kanë mbështetjen e politikës, kemi marrë fyerje mbrapsht. Mjafton të ketë një fakt publik për ta çelur hetimin. Jo domosdoshmërisht SPAK, por çdo prokuror i thjeshtë”, deklaroi Lala.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji tha se mëkati më i madh që politikanët shqiptarë bëjnë është futja e dorës në xhepat e shqiptarëve, futja e duarve në portofolin e shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb