Ish-futbollisti i Hamburg, Mustafa Kučuković, është arrestuar nga policia gjermane, pasi akuzohet për trafik droge të sasirave të mëdha. Siç raportojnë mediat e huaja, ish lojtari i Hamburg, u arrestua në qytetin e Gelstenkirchen.
Bashkë me të u arrestua edhe një 29-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, Kučuković, ka tregtuar 23 kilogramë marijuanë, 30 kilogramë hashash dhe 50 kilogramë kokainë.
Gjithashtu pas kontrolleve në banesë, ish-futbollistit i janë gjetur rreth 20 mijë euro, disa telefona celularë dhe qindra karta SIM të huaja.
Mustafa Kučuković është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 30-vjeçare. Nga viti 2004 e deri në vitin 2007 ai ka luajtur për Hamburg. Një vit më vonë ai u transferuar tek TSV 1860 Mynih .
Ai u largua nga gjermania për të luajtur për dy sezone me Grenoble Franceze, ndërsa në 2010 luajti për SønderjyskE në Danimarkë. Po ashtu, boshnjaku ka luajtur për disa sezone në radhët e Olympiakos Nicosia.
(BalkanWeb)
