Policia greke ndoqi një prej shqiptarëve që shkoi me automjet tek banesa e grekut duke i dorëzuar një pako. Policia ndërhyri, por hasi në kundërshtimin e dhunshëm nga shqiptari megjithatë arriti t’i arrestojë të dy.

Ne pranga ranë dhe dy shqiptarë të tjerë teksa ndodheshin në automjet pranë një karburanti. Gjatë operacionit policia greke sekuestroi 3 kg 130 gram marijuanë të ndara në 3 pako dhe 410 euro. Në banesën e grekut u gjeten dhe 45.2 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike.

Një nga shqiptarët është me banim në Patra, ndërsa dy të tjerët hyjnë e dalin nga Shqipëria në Greqi, e anasjelltas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb