Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter në pronësi të Saudi Aramco u rrëzua të dielën në zonën e Ras Tanura, raportoi Saudi Press Agency.
Sipas autoriteteve saudite, të gjithë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të panjohura. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.
