Një aksident i rëndë në Itali i ka marrë jetën një fëmije, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 të tjerë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas mediave fqinje, fëmijët janë të moshës 3 deri në 5 vjeç. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë një çerdheje, ku fëmijët kanë qenë duke luajtur ndërsa një makinë është përplasur me murin e jashtëm të ndërtesës.

Brenda makinës së aksidentuar ndodhej një fëmijën rreth 8 vjeç, të cilin e kishte lënë nëna e tij përkohësisht vetëm, dhe një nga hipotezat që po hetohet është dhe mundësia që aksidentin ta ketë shkaktuar fëmija i mitur.

“Jam thellësisht i pikëlluar, as nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që po ndjejnë prindërit e fëmijëve të lënduar. Si baba dhe si përfaqësues i institucioneve jam i tmerruar. Është një lajm i tmerrshëm: shpresojmë dhe lutemi që numri i viktimave të mos përkeqësohet”, janë këto fjalët e kryebashkiakut të L’Aquila, Pierluigi Biondi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb