Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën e Jugut, ku 10 nxënës kanë humbur jetën, pasi konvikti i shkollës së tyre është përfshirë nga flakët. Mes viktimave ishte një 5-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, një konvikt i shkollës së mesme në Guyana u përfshi nga flakët . Sakaq mësohet se janë plagosur dhjetëra të tjerë, ku shumica janë vajza.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm një zjarrfikës ka mundur të hyjë brenda në godinë për të shuar flakët, pasi kishte mungesë të ujit.

Shkak për zjarrin dyshohet se janë bërë kushtet atmosferike dhe temperaturat e larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: