Papa Françesku është ndalur sërish tek sulmet ruse në Ukrainë, duke denoncuar ‘shpërdorimin’ e pushtetit.
Françesku bëri thirrje për të ofruar më shumë mbështetje për qytetarët në Ukrainë, të cilët janë sulmuar dhe janë detyruar të mbrojnë tokën e tyre.
Papa Fraçesku dha këtë mesazh pas një mbledhjeje të zhvilluar me përfaqësues katolikë europianë.
“Tragjedia e luftës që po ndodh në zemër të Evropës na ka lënë të habitur. Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim i pushtetit dhe interesave partiake që i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë çdo formë dhune brutale,” shtoi ai.
Papa Françesku shprehu sërish mbështetjen e tij për Ukrainën.
“Britma zemërthyer për ndihmë nga vëllezërit tanë ukrainas na shtyn ne si komunitet besimtarësh jo thjesht në reflektim serioz, por të qajmë me ta dhe të punojmë për ta; për të ndarë sëbashku ankthin e një populli që i është plagosur identiteti, historia dhe tradita e tij.”, ka thënë Papa Françesku.
(BalkanWeb)