Të paktën 62 emigrantë janë konfirmuar se kanë vdekur nga mbytja e anijes në brigjet e Italisë, përfshirë 12 fëmijë dhe 1 foshnjë.

Ekziston frika se më shumë se 100 njerëz, përfshirë fëmijë, kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në brigjet e Kalabrisë. Anija, që mendohet se kishte rreth 200 njerëz, u u mbyt ndërsa po përpiqej të zbriste pranë Crotone-s të dielën.

Moti i keq në detin Mesdhe po pengon përpjekjet e kërkimit për shkak të erërave dhe mbeturinave.

Autoritetet italiane raportojnë se 80 refugjatë u shpëtuan. Ata ishin shtetas iranian, pakistanez dhe afganë.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vitin e kaluar u zotua se do të frenojë fluksin e emigrantëve, ndërsa dje shprehu “dhimbje të thellë” dhe fajësoi trafikantët për vdekjet e refugjatëve.

“Është çnjerëzore të shkëmbesh jetën e burrave, grave dhe fëmijëve me çmimin e ‘biletës’ që ata paguan në perspektivën e rreme të një udhëtimi të sigurt. Qeveria është e përkushtuar për të parandaluar largimet dhe bashkë me to shpalosjen e këtyre tragjedive dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha Meloni në një konferencë për shtyp.

Qeveria e Melonit është zotuar të ndalojë emigrantët që të arrijnë në brigjet e Italisë dhe në ditët e fundit ka miratuar një ligj të ri të ashpër që shtrëngon rregullat për shpëtimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb