Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Greqi, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të vdekur të paktën 38 persona.

“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!

Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!

Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!”, shkruan Meta në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb