Policia e Kavajës ka dhëne informacion paraprak mbi ngjarjen e rëndë regjistruar mbrëmjen e sotme në Qerret të Kavajës, ku 4 shtetas rusë u gjetën të vdekur në një sauna.

’Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’ thuhet ne njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb