TIRANË

Dalin në dritë detaje tragjike nga zjarri që shkrumboi tri banesa në Berat, gjatë natës së kaluar.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se nga zjarri dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.

Siç raporton gazetarja Petova për “BalkanWeb”, viktimat dyshohet se janë babë e bir.

Raportohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali djali përdorues alkooli. Gazetarja Petova njofton se është nxjerrë një trup i pajetë, por nuk dihet ende se kujt i përket.

Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: