Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se një vajzë është gjetur e vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Orman.

Mësohet se vajza është rreth moshës 20 vjeç, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo është gjetur brenda banesës nga familjarët e saj.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar të renë drejt këtij akti tragjik, por policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2020, në fshatin Orman, Pojan, në banesë, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj shtetasja A. M., rreth 21 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: