Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos sonte në 11 shtator, ku një elektricist ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një shtyllë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Margëlliç, ku 46-vjeçari E. D., banues në Elbasan, është gjetur pa shenja jete pranë një shtylle elektrike të rrëzuar.
Mësohet se viktima ishte duke kryer detyrën e tij si elektricist. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen hetime.
Njoftimi i policisë
Patos/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
