Një tragjedi ka ndodhur në Selanik, ku një 27-vjeçare me profesion edukatore ka humbur jetën në një aksident, dy ditë para dasmës së saj.

Siç raporton thestival.gr, mbrëmjen e së enjtes së kaluar dhe teksa e reja po kthehej nga festa e beqarisë e dasmës, e cila ishte caktuar për të shtunë, më 27 gusht, një motor që drejtohej nga një i ri shqiptar e ka tërhequr zvarrë dhe pas përplasjes u largua nga vendi i ngjarjes.

20-vjeçari u arrestua pak kohë më vonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb