Një sulm i rrallë me shpatë në lindje të Londrës la të martën të paktën katër persona të plagosur dhe një të mitur 13-vjeçar të vdekur, ndërsa autori u arrestua nga policia në vendngjarje. Në mediet britanike qarkulloi videoja e ngjarjes së rëndë, ku 36-vjeçari pas mbërritjes me automjet në një zonë të banuar, nisi të sulmojë kalimtarët, të cilët ndodheshin pranë stacionit të nëndheshëm të Hainosë.

Njeri Me Shpate
Njeri Me Shpate

Policia Metropolitane njoftoi se fillimisht rreth orës 6:25 ishte lajmëruar për një makinë, e cila ishte përplasur me një shtëpi. Me të mbërritur, agresori u përball edhe me tre oficerë të policisë, duke i kërcënuar për t’i goditur ata me mjetin e tij prerës. Dy oficerë do i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për plagët e marra, por ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën sikundër edhe dy qytetarët e tjerë.

Rrugice Ne Londer
Rrugice Ne Londer

Policia tha se ngjarje nuk kishte qëllime terroriste.

“Është një incident shokues. Dua të falënderoj shërbimet e emergjencës për reagimin dhe guximin e policisë në vendngjarje. Kjo dhunë nuk ka vend në rrugët tona,” reagoi kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Numri i krimeve që përfshijnë përdorimin e thikave në Londër u rrit me 20 për qind në 14.577 vitin e kaluar nga 12.119 në vitin e mëparshëm, por shifra është më e ulët sesa gjatë kohës së pandemisë, kur arriti 14.680 në mars 2020. / The Guardian

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb