Brazili do zhvillojë ndeshjen e parë hapëse ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për Botërorin e Katarit. Para këtij takimi, ka folur për mediat trajneri i brazilianëve, Tite.

“Unë bëj zgjedhje, disa më pëlqejnë dhe disa jo. Por ne kemi nevojë për një ekip të ekuilibruar.

Brazili ka një traditë të madhe dhe njerëzit kanë një pasion të vërtetë për futbollin. Unë e kam një ndërgjegje të pastër. E kuptoj fillimisht dhe është mirë të bësh një punë nga fillimi në fund dhe të kem një shans të mirë për sukses. Dhe unë jam i privilegjuar sepse të tjerët mund të ishin këtu në vendin tim. Le të ëndërrojmë të bëjmë një Kupë të madhe dhe të jemi kampion” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: