Trajneri i Fiorentinës, Italiano doli në konferencë para ndeshjes së Conference League ndaj Clube Brugge.

“Natyrisht që duam të shkojë sërish dhe për t’ia dalë duhet të jemi të përqendruar , konkretë pa e ulur asnjë herë vigjilencën. Në ndeshjen e parë bëmë mirë, por dy gabime na kushtuan shtrenjtë, nuk mund t’ia lejojmë vetes kundër skuadrave kaq të forta. Avantazhin duhet ta ruajmë, por duhet të vëmë në vështirësi kundërshtarët”.

“Do të jetë një ndeshje që do të vendoset nga episodet dhe duhet t’i kemi në krahun tonë duke përdorur mendjen dhe disiplinën, si kur kemi topin ashtu dhe kur nuk e kemi. Nuk duhet ta heqim kurrë spinën nga priza, duhet ta kemi të qartë se sa shumë ka në lojë në këtë ndeshje”

“Firenze është një ambient shumë kërkues, që të vë nën presion të shëndetshëm, që të jep stimuj. Të gjithë duhet të përmirësohemi, duke nisur nga unë i pari pasi jam ende i ri dhe më duhet ende të rritem, por mund të them që të drejtosh në Firenze është një privilegj. Fanella vjollcë është diçka fantastike dhe mundësia për t’i dhënë këtë trofe është e jashtëzakonshme” – Tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: