Nesër Gjermania është e detyruar të fitojë ndaj Kosta Rikës, si e vetmja mundësi për të shpresuar te kualifikimi. Para këtij takimi ka folur për mediat trajneri i Panzerave, Flick.

“Unë i kam të gjithë lojtarët të aftë për të hyrë në fushë. Leroy Sane tani ai është i aftë për të luajtur që në fillim

E ardhmja- Nga ana ime mund ta them që do të qëndroj, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kam kontratë deri në vitin 2024 dhe mezi pres që të mbërrijë kampionati europian në shtëpinë tonë”.

Kosta Rika- “Nesër skuadra do të duhet të bëjë një performancë të madhe. Ne duhet të jemi në gjendje të përparojmë në raundin e dytë, por unë nuk ndjej ndonjë presion. Nuk e ndjeva as pas Japonisë.”

A luani për 8-0?“Do të ishte mendjemadhësi të supozohej se duhet të shënojmë tetë gola. Ne duhet t’i kushtojmë respektin e duhur Kosta Rikës, pasi pësuan shtatë gola ndaj Spanjës, ata treguan aftësinë e tyre mbrojtëse kundër Japonisë. Le të shkojmë të luajmë ndeshjen, ne duam të përpiqemi dhe të sqarojmë gjërat. menjëherë, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: