Italia sfidon Hungarinë në Budapest të hënën, në kuadër të Nations League. Në prag të këtij takimi ka folur për mediet trajneri i Axurrëve Roberto Mancini. Numri një i Kombëtares italiane vlerëson në maksimum rivalin, por ka besim tek të tijtë.

“Marco Rossi po bën një punë të përkryer, të luash atje nuk është kurrë e lehtë. Ne kemi 50% shanse dhe ata 50%, por mund të kalojnë edhe me një barazim. Është bukur të jesh këtu për të luajtur për kualifikimin. Ne do të ndryshojmë diçka, të shohim se si do të jenë djemtë. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Do të duhet të mbrohemi mirë, sepse Hungaria do të luajë në shtëpi para 70 000 shikuesve dhe nuk e kanë me ngut për të shënuar” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: