Kastrioti mori një pikë ndaj Erzenit, në ndeshjen që përfundoi 0-0. Pas sfidës për mediat foli trajneri i krutanëve, Emiliano Çela. Çela u shpreh i kënaqur për atë që pa në fushë, ndërsa preku edhe temën e merkatos.

“Mund të them se nga ndeshja e sotshme jam i kënaqur, pashë ekip të ekuilibruar dhe në  kontrollin e lojës. Patëm probleme në kapjen e linjave të ndërmjetme, qoftë me top dhe pa top. Jam i kënaqur sepse gradualisht po fillojmë të gjejmë ekuilibrin. Na mungoi lojtari të jepte shkëndijat, të shfaqej i rrezikshëm 1 kundër 1.Jam i kënaqur tashmë me regjistrimet. Kishim dy mesfushorë të rëndësishëm si Hasani dhe Mehmeti, që janë të rëndëisshëm. Bëm disa zëvendësime me lojtarë të rëndësishëm, që gradualisht do futen në grup dhe ndeshje pas ndeshje të gjejmë kush është nocioni më i mirë.

Ne kemi afruar Gabriel që na ka pëlqyer. Ka vetëm 4 ditë që ka ardhur në Shqipëri. Por ka qenë në aktivitet pasi kampionati brazilian vazhdon. Hap pas hapi ta shohim. Jam i kënaqur me skuadrën, besoj që mund të bëjmë ekip shumë të mirë dhe pozitiv” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: