Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela ka dalë para mediave pas humbjes 4-1 ndaj Egnatias.

“Ne e pamë të gjithë çfarë ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës. Patëm qarkullim. Bëmë gabime amatoreske. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. E kishim menduar si do t’i shkonim në dublim. Ju e patë mirë që ne e bëmë lojën, kundërshtari bënte golat me cilësi individuale të lojtarit të vetë. Patëm raste nuk i shfrytëzuam. Nëse penalltia do bëhej gol do të kishte një tjetër vrull loja. Nuk jam i kënaqur. Unë rastet i shikoj në aspektin negativ. Ishte një ekip i disekuilibruar. Këto ishin problemet më të mëdha. I uroj suksese ekipit kundërshtar. Bëri një ndeshje të mirë.

Është e vështirë që ta kërkosh këtë mënyrë loje në çdo ndeshje. Kur je me limite do ta kërkosh lojën brenda limiteve. Tre zëvendësimet në pjesën e parë ishin të detyrueshme. Të tre lojtarët kishin probleme. Unë kam shumë pak lojtarë efektivë. Unë të gjitha armët e mia i kam në fushë. Kjo është vështirësia më e madhe. Patëm shumë probleme. Ekipet e mia nuk janë të tilla. Unë dua ekipin në ekuilibër. Dua ekipe që të jenë cinike. Çdo gjë që ka ndodhur sot unë e kam parë të zezë.

Është një vështirësi shumë e madhe për ne trajnerët. Qoftë Morbek, qoftë Rexhinaldo vijnë nga pauza të gjata. Zonat e presingut i ndajmë me mesfushorët e qendrës. Që këtyre lojtarëve t’u lëmë shumë energji. Shpresojmë që me punën, na duhen rezultatet për të rritur vetëbesimin që të hymë në lojë për të qëndruar në Superiore”, u shpreh Çela për “Oversport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: