Napoli shkëlqeu në ndeshjen e javës së parë të kampionatit. Napoletanën bindën me lojë dhe mundën 2-5 Veronën në Bentegodi. Pas 90 minutëshit për mediat ka folur trajneri i kësaj skuadre, Luciano Spalleti.

“Nuk është një ndeshje që mund të tregojë se kush do të jetë rrugëtimi jonë. Në disa momente, në disa pjesë të lojës kemi treguar se jemi të rinj edhe pse kemi fituar në mënyrë të qartë.Por në disa zgjedhje, në disa vendosje në fushë, kemi lejuar shumë hapësirë. Duhet të vlerësojmë menjëherë kualitetet superiore që kemi. Isha i sigurt që Napoli do të bënte një paraqitje të madhe sepse e kisha parë dëshirën e lojtarëve gjatë javës.Duhet vetëm të ngremë ritmin në disa momente dhe t’i bëjmë keq kundërshtarit” – Tha ai.

Spalle

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: