Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, u pa shumë i mërzitur në fundin e takimit, pasi nuk e priste kurrsesi një eliminim nga Kupa. La i fundit pankinën në momentin kur mbaroi loja dhe doli i fundit nga dhomat e zhveshjes.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, “Bobi” e pranoi se ky eliminim ishte një disfatë për ta dhe përgjegjësinë e sheh te vetja dhe te lojtarët në fushë, ndaj për këtë arsye do të bëhet një analizë e thellë në klub. Sipas tij, edhe rezultati i ndeshjes së parë pati rëndësinë e vet, por kurrsesi nuk e sheh si një alibi për eliminimin.

Eliminoheni nga Kupa, çfarë ndodhi me Partizanin?
Të them dy fjalë, kjo është një disfatë për ne. Përgjegjësia është nga unë i pari dhe të gjithë lojtarët titullarë. Duhet ta analizojmë dhe duhet ta harrojmë.

Pritet ndonjë masë tani?
Këto nuk janë gjëra parësore tani.

Mos ndoshta e morët pak lehtë, apo rezultati i ndeshjes së parë ndikoi?
Ndikoi rezultati i ndeshjes së parë, sepse ishte në vigjilje para ndeshjes me Skënderbeun dhe aktivizuam të gjithë lojtarët rezervë, të themi. Megjithatë, kjo nuk justifikohet, sepse ne kaluam në avantazh në fund të pjesës së parë edhe e kaluam këtë pengesë që kishim. Lojtarëve titullarë që iu ra barra për të kaluar rezultatin, e kaluan normalisht dhe… kjo nuk falet.

Sa mund të ndikojë ky eliminim moralisht edhe në kampionat, sepse tani keni ndeshje me Vllazninë?
Ne do mundohemi që të shtrëngojmë frenat, të kalojmë gjendjen.

Me këtë lojë që bëri Partizani në Kupë, mendoni që me Vllazninë do keni problem?
Nuk i ngjan ndeshja-ndeshjes. E përsëris, ishte një disfatë dhe do ta analizojmë me lojtarët që do të mbajnë përgjegjësi. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb