Porto do të sfidojë Interin të mërkurën mbrëma në Milano, duke kërkuar kështu të bëjë një surprizë në Champions League. Optimist dhe plot besim, trajneri i portugezëve, Sergio Conceiçao ka dalë sot para mediave.

“Në Champions nuk fitohet pa pasur cilësi. Mirëpo, gjithmonë krijohen diferencat mes skuadrave që marrin pjesë në kampionatet kryesore të Europës dhe të tjerave. Por, kjo nuk nënkupton se ne nuk kemi shanse për të arritur që të shkojmë deri në finale. Ky mbetet një objektiv për ne, edhe pse e dimë që do të jetë i vështirë”, është shprehur trajneri i Portos.

“Mendoj se kemi mundësi për ta mundur Interin. Ne mundemi dhe duhet të ëndërrojmë se mund t’ia dalim. Por, nuk duhet të harrojmë se kemi shumë lojtarë të dëmtuar dhe kjo na e bën edhe më të vështirë. Mirëpo, kujton përballjet me Chelsean, ku nuk kemi merituar aspak të mundemi për çfarë treguam në fushë dhe më pas Chelsea u bë kampione Europe” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb