Çfarë rëndësie ka sfida e nesërme? Kjo është një nga pyetjet që trajneri i PSG-së, Luis Enrique iu përgjigj në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League kundër Milanit.

“Një ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Ky takim mund të jetë i rëndësishëm për të gjithë. Ne jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Kemi dy përplasje direkte, të shohim.

Deri në fund të ndeshjeve të grupeve,  nuk do të dihet se kush do të kualifikohet. Për ne janë dy ndeshje shumë të rëndësishme sepse do të ndikojnë në rrethanat e dy të tjerave.

“Vlera e Milanit? Skuadër e madhe, gjithmonë ka luajtur në gara të mëdha dhe si të gjitha skuadrat ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milani po bën shumë mirë tani” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb