Pas humbjes shokuese 6-1 ndaj Barcelonës ka reagua edhe trajneri i PSG-së, Unai Emery, i cili është shprehur se vendimet e gjyqtarëve ndikuan në eliminimin e ekipit të tij nga Champions League.

“Kur e analizojmë është e vërtetë se kemi humbur një mundësi të madhe. Pjesa e parë ishte faji ynë, nuk menaxhuam që të bëjmë presion apo të kontrollojmë topin. U mbrojtëm në thellësi dhe ata patëm më shumë shanse që të shënojnë. Bëmë gabime për dy golat e pjesës së parë. Ishim më të qetë në pjesën e dytë dhe u pozicionuam më mirë. U përmirësuam dhe patëm raste për 3 me 2. Vendimet e gjyqtarëve shkuan kundër nesh dhe humbëm gjithçka për pak minuta. Barcelona është në gjendje ta bëjë atë. Ishte e gjitha ose asgjë për ta në minutat e fundit. Është një përvojë shumë e keqe për mua dhe klubin, duhet të mësojmë nga kjo”, është shprehur Emery.

Por nuk është dakort me mendimin trajnerit, presidenti i klubit parizien Naser Al Khelaifi, i cili nuk ka pranuar të justifikohet pas humbjes.

“Nuk mundet kurrsesi të përmbyset një ndeshje 4-0. Nuk zbritem fare në fushën e lojës. Nuk ka justifikime! Duhet ta pranojmë këtë humbje”, ka thënë presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb