Bylent Ujgun, trajneri i Sivasspor, nuk kurseu fjalët e mira për sulmuesin Rei Manaj, i cili realizoi sot ndaj Konyaspor.

“Rei Manaj shënoi këtë gol që na dha tre pikë dhe tregoi dëshirën tonë për të shkuar në Europë. Ai i bie topit si të ishte duke garuar me raketa. Ai ka një talent që ia ka dhënë Zoti dhe e gjuan topin shumë mirë. Ai është një lojtar special dhe i veçantë, por për fat të keq Manaj përballet me shumë faulle në fushë.

Ai u pyet më pas për zërat që shohin Manajn në negociata me Gallatasarajin për t’u transferuar atje në verë. “Unë po mundohem të takohem me të gjithë në skuadër sa u përket transferimeve brenda vendit. Në ekipin tonë nuk mund të ketë takime për transferime nga asnjë prej lojtarëve që janë nën kontratë, edhe po erdhi vetë mbreti” – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb