Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së FA Cup kundër Nottingham Forest.

“Ne ishim të pamposhtur në janar dhe pothuajse për të gjithë shkurtin,  më pas humbëm një ndeshje. Nëse jeni Manchester United, ju duhet t’i fitoni të gjitha ndeshjet”

Çfarë do të bëhet me Antony?

“Unë i njoh aftësitë e tij dhe ato janë të shkëlqyera. Kur ai luan si në të kaluarën, ai është i pandalshëm. Ai është një nga lojtarët më të shpejtë në metrat e parë të sprintit. Ai do të performojë kur të luajë ndeshje të tilla dhe unë Jam shumë i bindur se në të ardhmen do t’ia dalë. Jam i sigurt se ka karakter, është i qëndrueshëm. Do të luftojë, duhet të presë shansin e tij dhe jam i sigurt se kur të vijë, do të mund ta shfrytëzojë.”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: