Amadou Onana do të humbasë ndeshjen kundër Spanjës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Botës. Mesfushori i Belgjikës u dëmtua mbrëmë në fitoren kundër SHBA-së, teksa u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 21-të.

Pas një përplasje me kundërshtarin, 24-vjeçari u rrëzua në fushë dhe më pas e nxorrën jashtë. Teksa u ul në stolin belg, ai përdori paterica dhe mbajti një mbajtëse gjuri. Sipas “The Athletic”, Onana do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimit ligamentit të kryqëzuar anterior dhe rikuperimi zgjat rreth nëntë deri në 12 muaj.

Një tronditje e madhe për trajnerin Rudi Garsia dhe Belgjikën përpara përballjes me kampionët e Europës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb