Moshat e vogla janë shumë të ndjeshme ndaj viruseve e baktereve që shkaktojnë diarrenë dhe të vjellat. Kjo periudhë e favorizon përhapjen e sëmundjeve për shkak të kontaktit të fëmijëve në shkollë apo edhe temperaturave të stinës. Kujdes duhet bërë me higjenën dhe shmangien e ngrënies së ushqime të palara dhe me duar të ndotura, pasi aparati i gojës është më i ekspozuar ndaj këtyre faktorëve.

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja vëren se në brendësi të organizmit ndodh irritimi i zorrëve dhe jashtëqitjet janë të ujshme, shoqëruar jo pak herë edhe me gjak. Kapja në kohë bën që shërimi të jetë brenda pak orësh, ndërsa ndërlikimet zgjasin edhe me muaj nëse nuk arrihet të trajtohet në kohë. “Duhet të shqetësohemi kur fëmija të japë shenjat e para të diarresë dhe gurgullimat në zorrë si edhe kur del jashtë 2 herë brenda 2 orëve.”-thotë Merja i ftuar në emisionin “Vila 24” në “News24” moderuar nga Androniki Kolka.

Merja sugjeron çajëra dhe disa ushqime të favorshme, duke përjashtuar qumështin dhe mishin derisa gjendja të normalizohet. Duke besuar tek qetësimi i simptomave, sugjeron propolis rigoni me pika dhe vezë të zier e ngjyer në rigon të thatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: